Të shtunën, shënohen sot 23 vite nga rënia heroike e luftëtarit të UÇK-së, dëshmorit të Kombit, Ahmet Gjikollit nga Peja, i rënë më 07 Maj 1999, në Çabrat të Gjakovës.
Me këtë rast, nga ora 11:00 familjarë dhe bashkëluftëtarë të Ahmetit, do organizojnë homazhe dhe nderime tek përmendroja e tij në sheshin e qyetit në Pejë.
Ahmet Gjikolli ka shërbyer në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës që nga ditët e para të luftës, në zonën e III-të operative, nën komandën e Ramush Haradinajt, (ish-kryeministër i Kosovës dhe kryetar i AAK-së).
Më 7 Maj të vitit 1999, Ahmet Gjikolli ka rënë heroikisht në kodrën e Çabratit në Gjakovë në një përballje të rrebtë me forcat serbe, në luftimet që janë zhvilluar ballë për ballë me armikun, në distancë edhe prej 5 deri në 7 metra.
Ahmet Gjikolli është Dëshmorë i Kombit në mesin e 183 dëshmorëve të rënë nga Komuna e Pejës, në luftën e fundit me Serbinë.
Ahmet Gjikolli vie nga një familje punëtore me tradita të lashta qytetare pejane, e njohur për ndershmëri.
Sipas ushtarakut Hekuran Hoda, Ahmeti do binte në fushën e nderit me fjalët, ‘Liri ose vdekje’. Ahmeti drejtpërdrejt në aksion ishte nën komandën e Komandantit Agron Kryeziu.
Sipas një evokimi kujtimesh për emisionin ‘Fresku Veror’ të TV ‘Dukagjini’-t (tashmë emision platformë e ‘Radio 1’ dhe portalit ‘Njeshi’ me autor Fitim Behlulin, ish-kryeministri Ramush Haradinaj, duke folur në cilësinë e Komandantit të zonës së III-të Operative të UÇK-së, Ahmetin do ta kujtonte si shpirt luftarak që asnjëherë nuk pranonte të shpallej i humbur.