Një person në fshatin Turjakë të komunës së Malishevës ka raportuar një vjedhje të rëndë në Polici, e cila ka ndodhur mbrëmë.
Burimet e Gazetës Sinjali bëjnë të ditur se persona të panjohur kanë hyrë me forcë brenda shtëpisë në të cilën nuk ndodhej askush, pasi që sipas viktimës e gjithë familja kishin shkuar në një dasmë.
Sipas burimeve, viktima me t’u kthyer në shtëpi kishte vërejtur se dera e hyrjes ishte e thyer dhe e dëmtuar, teksa dy dhoma në katin përdhese dhe tri dhomat e fjetjes në katin e parë kanë qenë të demoluara nga hajnat.
Hajnat dyshohet se kanë vjedhur stoli ari dhe para të gatshme në vlerë rreth 5 mijë euro.
Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kujdestar i cili ka urdhëruar që të iniciohet rasti ‘Vjedhje e rëndë’.