Sylë Tahirsylaj: Ja ku do të ulen temperaturat

LAJMI I FUNDIT Kusari-Lila thotë se në rast të mos arritjes së një marrëveshje LDK-VV shkohet në zgjedhje të reja Kusari-Lila thotë se në rast të mos arritjes së një marrëveshje LDK-VV shkohet në zgjedhje të reja

LajmeSylë Tahirsylaj: Ja ku do të ulen temperaturat

  

 07:57 | 24 Tetor 2019

Në fund të kësaj jave, temperaturat në vendin tonë pritet të pësojnë ulje, dhe të fillojnë reshjet e shiut

Kështu ka bërë të ditur eksperti i meteorologjisë, Sylë Tahirsylaj.

“Temperaturat e larta në vendin tonë do të mbizotërojnë deri në fund të kësaj jave. Pastaj pritet ulje e temperaturave, priten edhe riga të dobta shiu”, tha Tahirsylaj.

Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 5-6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 25-27 gradë Celsius.

Kjo gjendje stabile e motit do të vazhdojë edhe për 6-8 ditë, ku më pas pritet çrregullim i motit, ulje të temperaturave në të dy vlerat ekstreme dhe kushte për reshje shiu.