Në mëngjesin e sotëm, një person me inicialet Sh.J. dyshohet se i ka fyer dhe sulmuar disa zyrtarë policorë, derisa ishin duke kryer detyrën zyrtare.
Burimet e Gazetës njoftojnë se zyrtarët policorë ishin në një pikë kontrolli në fshatin Planqor të Gjakovës dhe e kanë ndaluar të dyshuarin dhe e kanë njoftuar se do t’i shqiptojnë gjobë.
Ky vendim i policëve, siç duket nuk i pëlqeu shumë 52-vjeçarit, pasi ai fillon t’i fyejë dhe më pas del nga vetura dhe i sulmon zyrtarët policorë duke tentuar t’i kapë për fyti.
Siç mëson Sinjali, i dyshuari më pas është arrestuar dhe është dërguar në stacion policor.
Ai pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt dhe ndaj tij është iniciuar rasti “Sulm ndaj personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare”.