Procesi i rinumërimit të votave po shkon drejt fundit. Sipas Komisionit Qendror Zgjedhor, tash kanë mbetur vetëm edhe 100 vendvotime pa u rinumëruar. Pas përfundimit të rinumërimit, pritet të fillojë procesi i numërimit të votave me kusht dhe atyre të personave me nevoja të veçanta, raporton Express.
Zëdhënësi i Komisionit Qendror Zgjedhor, Valmir Elezi ka thënë se deri sot në ora 16:00 janë rinumëruar 430 vendvotime.
Rinumërimi i të gjitha vendvotimeve pritet të përfundojë nesër, derisa po këtë ditë do të fillojë procesi i numërimit të votave me kusht dhe atyre të personave me nevoja të veçanta./