Një radhë e gjatë kamionësh është krijuar në kufirin Poloni-Bjellorusi ndërsa shoferët rusë dhe bjellorusë përpiqen të largohen nga Bashkimi Evropian pas një afati sanksionesh.
Në prag të afatit të së shtunës, linja u zgjerua në 80 km, me disa shoferë të bllokuar deri në 33 orë. Disa orë pasi kaloi afati, koha e pritjes ishte shkurtuar në 12 orë, raporton BBC.
BE-ja ka ndaluar kamionët nga Rusia dhe Bjellorusia, përveç atyre që transportojnë ilaçe, postë ose produkte nafte, të hyjnë ose të qëndrojnë në bllok, si pjesë e një sërë sanksionesh për pushtimin rus të Ukrainës.