Sot janë bërë një vit prej se biznesmeni Bedri Rexhepi është zhdukur. Prej asaj kohe, nuk dihet asnjë gjë për fatin e tij. Familjarët kanë shprehur indinjatën ndaj Prokurorisë së Shtetit, meqë sipas tyre ata nuk kanë marrë hapat që do të mund ta gjenin qoftë dhe një gjurmë të Bedriut.
Për 12 muaj familjarët nuk e kanë marrë asnjë informatë nga institucionet përgjegjëse. Kështu kanë thënë për KosovaPress familjarët e tij. Sipas tyre, përgjigjet janë të njëjta nga ana e prokurorisë se janë duke ndërmarrë veprime por që këto, sipas tyre, më shumë po mbesin vetëm si deklarata.
Ndërsa krejt çka ndodhi ishte arrestimit i J.Vllasaliut i cili dyshohet të jetë i përfshirë në rrëmbimin e Rexhepit, por që i njëjti ka mohuar ketë të bëjë me rastin.
Megjithatë, Vllasaliu mbetet në paraburgim.
Tani rasti është në dorën e prokurorit Armend Hamiti.
KosovaPress vazhdimisht ka shkruar për rastin e zhdukjes së biznesmenit Bedri Rexhepi.