EULEX-i përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se janë bërë funksionale pikat e përbashkëta kufitare në Merdarë dhe Mutivodë.
Përmes një postimi në Facebook, EULEX ka theksuar se kjo do të reduktojë kohën e pritjes për qytetarët që i përdorin këto pikë kalime kufitare.
“Ky është një përparim pozitiv në drejtim të zbatimit të Protokollit Teknik për MIK të Dialogut të lehtësuar nga BE-ja. Më 21 mars 2022 pala e Beogradit u vendos në objektet e reja në Mutivodë, kurse më 14 mars autoritetet serbe hapën me sukses të dyja anët në Merdarë”, thuhet në reagim.