Punëtorët e KRM “Ambienti” në Klinë hyjnë në grevë, sepse Kryetari i Klinës dyshohet se e bëri nipin e tij menaxher
Shoqata Sindikale e KRM “Ambienti”, Njësia Operative në Klinë, janë futur në grevë dhe e kanë bllokuar tërë punën për shkak se Menaxher është punësuar nipi i Kryetarit të Klinës.
Sipas komunikatës së dërguar në media, ky vendim është i papranueshëm për të gjithë punëtorët e kompanisë, pasi që procesi i përzgjedhjes së Idriz Beqirit, nip i Kryetarit të Klinës, Zenun Elezajt, ka qene i montuar dhe politik.
“Njoftojmë opinionin e gjere se kryesia e Shoqatës Sindikale e KRM ‘’AMBIENTI’’ Sh.A NJ.O në Klinë në mbledhjen e jashtëzakonshme të mbajtur me datën 17.10.2019, e analizoi situatën e krijuar pas ardhjes në pune në pozitën Menaxher në Njësinë Operative në Klinë të kandidatit Idriz Beqiri.
Shoqata sindikale e punëtorëve të KRM ‘’AMBIENTI’’ Sh.A NJ.O në Klinë, shpreh shqetësimin e thellë dhe të papranueshëm në lidhje me këtë vendim, me ç’rast e njoftojmë opinionin publik se:
1. Ky vendim është i pa pranueshëm për të gjithë punëtoret e kompanisë, për shume arsyeje:
a) Procesi ka qene i montuar dhe politik pasi qe kundër kandidati i përzgjedhur është familjar i ngushtë i kryetarit të komunës se Klinës Zenun Elezaj ( është nipi i kryetarit), si dhe është militant i AAK-së.
b) Është shkel udhëzimi administrativë 7/2017, përkatësisht neni 4 paragrafi 6 i këtij udhëzimi, këtë e vërteton Inspektoratit i punës në vendimi i nr 117/2019 i dt 29.05.2019.
c) Kompania ka kuadro të mjaftueshme për këtë pozite si: dy (2) jurist të diplomuar, një (1) ekonomist dhe një (1) Doktor shkence në Menaxhim të mjedisit i cili është UD i Menaxherit të njësisë, e i cili në mënyre të shkëlqyer e ka Menaxhuar kompaninë deri me sot. Të gjithë të lartcekurit kanë aplikuar për këtë pozitë, por ju është bërë e padrejtë në vlerësim.
2. Kërkojmë nga organet kompetente anulimin e vendimit për ardhjen në pune të Idriz Beqirit deri në marrjen e vendimit nga Gjykata Themelore në Prishtinë, pasi qe lënda është në procedurë gjyqësorë.
3. Njoftojmë opinionin e gjere se nga dt 21.10.2019 të gjithë punëtoret e KRM ’’AMBIENTI ’’ Sh.A NJ.O në Klinë, do të hynë në greve deri në realizimin e kërkesave tona legjitime”, shkruan në komunikatën e tyre.
Kjo është lista e punëtorëve të kësaj kompanie që janë hyrë në grevë: