Janë bërë 23 vjet nga masakra e Pastaselit, ku nga forcat serbe u ekzekutuan 106 shqiptarë nga ky fshat, por edhe nga fshatrat përreth.
Në këtë masakër, mbeti i vrarë veprimtari Osman Mërlaku dhe djali i tij, Armend Mërlaku, i cili ishte vetëm 16 vjeç, që të dy nga fshati Gremnik i Klinës.
Derisa për fatin e Armendit, ende nuk dihet.
Kjo datë u përkujtua nga miqtë e familjarët, të cilët pavarësisht plagës e dhimbjes së madhe, janë krenar me bijtë e tyre, që sakrifikuan jetën, për lirinë e Kosovës./Klina info/