Gazeta Klina info pak më parë raportoi për një aksident të rëndë trafiku që ka ndodhur në Drenoc të Malishevës.
Dy persona janë lënduar si pasojë e këtij aksidenti.
Këtë për Gazetën e ka konfirmuar, zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Nysret Xhurkaj.
“Sot rreth orës 11:00 ne fsh. Drenoc- Malishevë, ka ndodhur një aksident trafiku mes dy veturave. Dy persona janë të lënduar dhe janë në trajtim mjekësor. Në vendngjarje janë policia , zjarrfikësit dhe emergjenca”, ka deklaruar Xhurkaj.