Raportohet se është arrestuar një i mitur nga Gjakova, pasi që gjatë kontrollit tek i njëjti është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me dy fishekë.
Por, me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt, bëhet e ditur në raportin 24 orësh të policisë.
Ky është rasti i tretë brenda një jave që Policia e Kosovës gjejnë armë tek të miturit në Gjakovë.