Kanë kaluar 23 vjet nga fillimi i bombardimeve të NATO-s mbi caqet e policisë dhe ushtrisë serbe në Kosovë.
Pikërisht në këtë datë të vitit 1999-të sekretari i atëhershëm i Aleancës Veriatlantike Javier Solana kishte dhënë dritën e gjelbërt për fillimin e sulmeve.
“Posa i urdhërova komandantit suprem të forcave aleate gjeneralit Clark, të iniciojë operacionet ajrore në republikën federale të Jugosllavisë”, kishte thënë Solana në atë kohë.
E ky vendim ishte përkrahur nga presidenti i atëhershëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Bill Clinton.
“Sot ushtria amerikane iu bashkua aleatëve tanë në sulmet ajrore kundër forcave serbe, që janë përgjegjëse për brutalitetin që po ndodh në Kosovë”.
Në vazhdim ju sjellim një storie të realizuar nga Klan Kosova në vitin 2017-të.