Kanë filluar procedurat për marrjen e grandit nga MMC -ja në vlerë të 200 milionë eurove për investime në sektorin e energjisë, i cili është projekti i gypit Trans Adriatik i njohur si TAP.
Ministri i Financave Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, u shpreh se pas gjithë polemikave se ky projekt nuk do t’i jepet Kosovës, në bashkëpunim të ngushtë me SHBA-në përmes programit “Kompakt” të MCC-së, Kosova do të përfitojë 200 milionë euro në sektorin e energjisë
Pas gjithë atyre polemikave se do të bëhet ose s’do të bëhet, programi ‘Kompakt’ me MCC-në, me Kosovën dhe SHBA-në siguron 200 milionë euro investime në sektorin e energjisë”, ka thënë ministri Murati
Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, duke prezantuar detaje nga ky projekt tha se për 15 vjet Kosovës u ofrohen investime, të cilat do të jenë në të mirë të stabilitetit energjetik.
Rizvanolli tha se në qershor të 2022 Bordi i MCC-së do të hedhë në votim këtë projekt.
“Ne do të shënojmë kthesën në investim në infrastrukturë, në qershor të 2022 hidhet në votim në bord të MCC-së. Mund të siguroj që kapaciteti do të jetë më shumë se 150 megavat”, u shpreh Ministrja Rizvanolli.
MCC-ja ka alokuar një grant deri në 200 milionë dollarë që do të mundë të shfrytëzohej për ndërtimin e infrastrukturës së gazit natyror.
Opsioni që është më i studiuari për këtë projekt është ndërtimi i infrastrukturës së gazit, që do t’i jepte qasje Kosovës – përmes Maqedonisë së Veriut – në tregun e gazit natyror në Azerbajxhan. /EO