Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli është takuar me ministrin e Punëve të Jashtme të Gambisë, Mamadou Tangara.
Ai thotë se Tangara është përkrahës i Kosovës, ndërsa Gambia partner i rëndësishëm i Kosovës në Afrikë.
Pacolli shkruan se do të punojnë së bashku për të forcuar pozitën dhe zërin e Kosovës në Afrikë.
Postimi i plotë:
Ishte kënaqësi të takoj në Antalaya mikun tim të mirë Ministrin e Punëve të Jashtme të Gambisë, Mamadou Tangara.
Ai ka qenë gjithmonë përkrahës për Kosovën dhe është një mik i rëndësishëm i Kosovës dhe Gambia një partner i rëndësishëm i Kosovës në Afrikë.
Ne do të punojmë së bashku më shumë për të forcuar pozitën dhe zërin e Kosovës në Afrikë