Në një postim në Twitter të faqes zyrtare të Ministrisë së Mbrojtjes së Ukrainës, u bëhet thirrje ushtarëve rusë që të dorëzohen.
Në foton e postuar është edhe Ministri i Mbrojtjes i Ukrainës, Alexei Reznikov.
“Lidershipi i vendit, i udhëhequr nga presidenti, anëtarët e Qeverisë – të gjithë punojnë, të gjithë janë në vendet e tyre. Sa irrituese është për Rusinë. I bëj thirrje çdo ushtari rus të ndjekë anijen ruse, ose të dorëzohet para se të jetë shumë vonë”, thuhet në postim.
«Керівництво країни на чолі з президентом, члени уряду – всі працюють, усі на своїх місцях. Як би це не було прикро для 🇷🇺! Наполегливо раджу кожному 🇷🇺 солдату прослідувати прямісінько за 🇷🇺 кораблем, або здатися в полон, поки не пізно» @oleksiireznikov https://t.co/6xHiP71nHz pic.twitter.com/w08oLqvwIt
— Defence of Ukraine (@DefenceU) March 10, 2022