Ministri i Bujqësisë, Faton Peci në një konferencë për media ka njoftuar se do të subvencionojnë bujqit dhe se për këtë kanë në dispozicion 50 milionë euro.
Ministri Peci ka thënë se për here të parë bujqit do të subvencionohen edhe me naftë
Ne nuk kemi qëndruar duarkryq karshi rritjeve të çmimit të produkteve. Përkrahja do të jetë për drithëra, patate, fasule e të tjera. Kemi në dispozicion rreth 50 milionë euro. Do të subvencionojmë bujqit dhe fermerët”, deklaroi ai.
Tutje, ministri ka thënë se nuk do të mbetet asnjë pëllëmbë e tokës pa u punuar.
“Toka është pasuri, duart më të vlefshme janë ato që e punojnë tokën”, theksoi ai.
Ndryshe, në Konceptin e risive të Programit për Pagesa Direkte – Subvencione 2022, thuhet se ” për herë të parë që nga paslufta, fermerëve dhe bujqëve tanë do t’iu subvencionohet nafta në vlerë prej rreth 5 milionë euro, duke ia subvencionuar vlerën prej 0.36 cent për çdo litër naftë të përllogaritur me hektarët e poseduar të tokës së punuar”.