Lufta Rusi-Ukrainë ka sjellë krizë dhe rritje të çmimit të naftës në treg. Në Shqipëri çmimi i naftës ka shkuar deri në 230 lekë dhe është gati të thyej rekord, ndërsa në Kosovë, litri i naftës për herë të parë ka kaluar mbi 1.6 euro.
E keqja nuk ka mbaruar ende, por përkundër në vend të zgjidhjes, naftëtarët paralajmërojnë rritjen e mëtejshme të çmimit të naftës. Ndonëse qytetarët shqiptarë po vuajnë çdo ditë pasi xhepat e tyre po përballen me tkurrje për shkak të rritjes së çmimit të naftës, qytetarët në Iran nuk përballen me këtë hall, pasi një litër naftë mund të blihet për më pak se 1 cent.
Sipas faqes së specializuar për çmimet e derivateve në botë “GlobalPetrolPrices”, të përditësuara më 28 shkurt, para 8 ditësh, litri i naftës në Iran ka kushtuar 0.009 euro. Sipas kërkimit në “google” del se çmimi në këtë vend është ende i njëjtë. Pas Iranit, nafta më e lirë mund të blihet në Venezuelë, për 2.2 centë.
Irani e Venezuela janë ndër prodhuesit e mëdhenj të naftës më botë. Naftë nën 1 euro mund të blihet edhe në 85 shtete të tjera. Nafta më e shtrenjtë, sipas kësaj faqeje, shitet në Hong-Kong, ku litri kushton 2.14 euro./joq