Gjatë ditës së djeshme në stacionin policor në Pejë është raportuar për një rast ngacmimi.
Rreth orës 10:20 në stacionin policor në Pejë ka arritur viktima (e mitur) së bashku me prindin e saj, e cila ka raportuar se me datë 21 shkurt të këtij viti, në stacionin e autobusëve në Pejë i dyshuari e ka ngacmuar.
Në njërin nga momentet e ngacmimit, i dyshuari sipas viktimës e nxjerr një mjet të mprehtë (thikë) duke ia drejtuar viktimës.
Pas intervistimit të viktimës, dhe dëshmitares, njësiti i hetimeve pranë Stacionit Policor në Pejë, ka identifikuar lokacionin dhe ka arrestuar të dyshuarin, A.B, i lindur në vitin 2000.
Pas intervistimit me vendim të Prokurorit të shtetit i dyshuari është dërguar në ndalim policor prej 48 orësh