Ish-kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari bën homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”, ku ndër të tjera tha se bënë homazhe duke e nderuar dhe kujtuar sakrificën e cila 24 vite më parë ishte njëjtë siç tregon Besarta Jashari dhe Bashkimi, Komandanti i FSK-së.
“Ka qenë koha e njëjtë po kështu si sot që kanë filluar sulmet me 5 mars kanë vazhduar me 6 deri në pasditen e datës 7 deri në ora 16:00 pasdite. Tri ditë luftime, e tërë lagjja Jashari kundër një force të pabarabartë, një arsenal i tërë i përdorur kundër një familje e pas disa orëve të një lagje që sipas dëshmitarëve okular flitet mbi 15 mijë forca ushtarake policore, një arsenal i tërë tokësor përpos atij ajror që është përdor gjatë këtyre tri ditëve po që fal kësaj sakrifice edhe pse shkuan shumë”, raporton Ekonomia Online.
Tutje ai tha se janë shqiptarët nga e gjithë bota që nuk i harruan e si lanë vetë asnjëherë si në ditë gëzimi e ditë të vështira