Përveç civilëve, gazetarët janë personat e dytë më të rrezikuar nga luftimet në Ukrainë, në përpjekjet e tyre të vazhdueshme për të sjell në sytë e publikut të vërtetën e dhimbshme nga sheshet e betejave.
Një video e frikshme vjen nga televizioni Sky News ku shihet që korrespondentët e saj në Kiev vendosen në shënjestrën e armëve të një skuadre ruse “vrasësish”.
WATCH: Sky News reporters ambushed near Kyiv, injuring one of them pic.twitter.com/zDXGGEwJ40
— BNO News (@BNONews) March 4, 2022
Një nga korrespondentët mori një plumb në pjesën e kurrizit, ndërsa të tjerët arritën të fshiheshin nga të shtënat që nisën pa asnjë paralajmërim.
Në video shihen plumbat që shpërndahen nga të gjitha anët, ndërkohë që gazetarët u fshehën pas një muri deri në mbërritjen e trupave ukrainase që i nxorën prej aty.