Ballë për ballë mes udhëheqësve fetarë në Camp Villaggio Italia
Peja, 1 mars 2022.
Një takim i rëndësishëm është mbajtur sot, në kampin Villaggio Italia në Pejë, në mes të komandantit të Komandës Rajonale Perëndimore (RC-W) të KFOR-it, kolonel Marco Javarone, dhe një përfaqësie të dukshme të liderëve fetarë të Kosovës Perëndimore. Objektivi i parë i takimit ishte të mblidhte personalisht përfaqësuesit e besimeve të ndryshme fetare, pas gati dy vitesh emergjence pandemike.
Pjesëmarrësit që iu bashkuan kësaj iniciative janë Don Lorenz Sopi prifti katolik i Pejës, Imami Musli Arifaj Kryetar i Këshillit Islamik të Pejës, At Janjiç Sava igumeni i Manastirit Visoki Deçan, Visar Koshi udhëheqësi sunit i Gjakovës, Ruzhdi Shehu udhëheqësi Saadij i Gjakovës. Don Shan Zefi Vikar i Përgjithshëm i Katedrales së Prizrenit, Votim Demiri udhëheqës i Komunitetit Hebraik të Kosovës, Driton Syla përfaqësues i “Teqesë” së Junikut dhe Nënë Haritina e Patriarkanës së Pejës.
“KFOR-i është këtu për të mbështetur zhvillimin e një Kosove të qëndrueshme, shumetnike dhe paqësore dhe përmbush mandatin e saj duke punuar për të ruajtur një mjedis të sigurt dhe të mbrojtur dhe lirinë e lëvizjes: qëllimi i përbashkët është që të ruhet një bashkëjetesë paqësore mes të gjithë njerezve të komuniteteve, duke i konsideruar dallimet si shumëfishues të vlerave”, tha koloneli Javarone. Oficeri vazhdoi fjalën e tij hyrëse, duke theksuar rëndësinë e të gjitha feve, si shprehje e qëndrimit pozitiv ndaj komuniteteve përmes dialogut që ngjall qëndrueshmëri, barazi dhe pasurim reciprok. Komandanti i Komandës Rajonale Perëndim më pas iu drejtua te pranishmëve duke u kërkuar atyre që të fillonin një diskutim të ndërsjellë për disa çështje që kanë të bëjnë me “të jetuarit së bashku”.
Në veçanti, debati u përqendrua në nevojën për të identifikuar, në këtë periudhë historike, pika te përbashkëta të spikatura ndërmjet komuniteteve fetare të përfaqësuara. Në vazhdim, dialogu kaloi në angazhimin e ardhshëm për të kryer shembuj të bashkëjetesës paqësore në mjedise të tjera shoqërore, për t’u përmbyllur me identifikimin e një mesazhi të qartë dhe të përbashkët ndërfetar për t’u dërguar komuniteteve përkatëse.
Të gjithë pjesëmarrësit ranë dakord se, pavarësisht historisë dhe traditave të ndryshme, detyrat kryesore të të gjitha feve janë: të kujdesen për shëndetin shpirtëror të besimtarëve të tyre, duke lënë mënjanë të gjitha bindjet politike, të arrijnë të vërtetën përmes dashurisë dhe të përhapin “urbi et orbi” një mesazh i përbashkët i paqes, tolerancës dhe bashkëjetesës paqësore.
Formula e identifikuar ishte: “Meqenëse të gjithë jemi fëmijë të një Zoti, është e nevojshme për bashkëjetesën paqësore të mirëpresim diversitetin e secilit duke ndryshuar veten, duke respektuar njëri-tjetrin”.
Në fund të tryezës së rrumbullakët, pjesëmarrësit morën një angazhim të përbashkët për të ftuar drejtuesit shpirtërorë të besimeve të tjera në festat e tyre përkatëse fetare, në mënyrë që të gjithë besimtarëve t’u ofrojnë një shembull praktik respekti dhe bashkëpunimi efektiv.
Kontigjenti shumëkombësh i udhëhequr nga Italia, me baze në Regjimentin e Artilerisë Tokësore “A Cavallo” të Brigadës Pozzuolo ne Friuli, vepron sipas tre linjave drejtuese që synojnë garantimin e sigurisë së Manastirit të Deçanit, monitorimin e lirisë së lëvizjes në sektorin perëndimor të Kosoves dhe në favorizimin e zhvillimit ekonomik dhe social të popullatës kosovare përmes projekteve të Bashkëpunimit Civil dhe Ushtarak (CIMIC).