Ministria e Mbrojtjes në Ukrainë po pretendon se më shumë se 5000 ushtarë rusë janë vrarë në katër ditët e para të luftimeve në Ukrainë.
Zyrtarët ukrainas thanë se rreth 5,300 trupa ruse janë vrarë dhe pretenduan se 191 tanke, 29 avionë luftarakë, 29 helikopterë dhe 816 transportues të personelit të blinduar janë shkatërruar nga forcat e Ukrainës, raporton BBC.
Megjithatë ende nuk janë verifikuar këto pretendime, Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar beson se Rusia ka pasur pasoja të rënda në fazat fillestare të konfliktit.
Kujtojmë se dje ministria ruse e mbrojtjes pranoi për herë të parë se forcat e saj kanë pësuar humbje, megjithëse zyrtarët nuk dhanë një shifër të saktë.
Ndërkohë, vëzhguesit e OKB-së thanë se kishin konfirmuar të paktën 94 vdekje të civilëve gjatë ditëve të para të luftimeve.