Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, e ka dënuar sulmin e Rusisë ndaj Ukrainës.
Përmes një postimi në rrjete sociale, Meta shkruan se Rusia po shkel ligjin ndërkombëtar duke kërcënuar jetën e civilëve të pafajshëm.
“Shqipëria dënon sulmin e pajustifikueshëm të Rusisë ndaj Ukrainës, duke shkelur ligjin ndërkombëtar dhe duke kërcënuar jetën e civilëve të pafajshëm. I bëjmë thirrje Rusisë të tërhiqet nga veprimet ushtarake kundër integritetit territorial dhe sovranitetit të Ukrainës! Shqipëria qëndron me Ukrainën dhe popullin e saj në këtë orë të errët”, ka shkruar Meta.