Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se janë regjistruar 101 raste të reja me koronavirus.
Gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 1 rast i vdekjes, ndërsa janë shëruar 3.883 persona nga ky virus.
“Nga 1.595 testime, 101 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 1 rast i vdekjes.
Sot janë shëruar 758 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 218.265.
Në total numri i rasteve aktive është 3.883”, bëhet e ditur nga Ministria.