Njoftim! Me rastin e përvjetorit te Pavarësisë së Kosovës, nesër, me datë 18.02.2022, ora 14:00 zyrtarisht bëhet hapja e kuzhinës humanitare në qytetin e Prishtinës. Kjo kuzhinë është nën ombrellën e shoqatës bëmirëse “Jetimat e Ballkanit”, e treta në radhë, pas asaj të Prizrenit e Janjevës. Ceremonia e hapjes është e hapur dhe kush ka mundësi mund të marrë pjesë nesër nga ora 14:00 tek lokacioni i kuzhinës. Kuzhina gjendet tek: “Rruga Lidhja e Prizrenit”, mbas Pazarit. Bamirës, Zoti kurrë mos ju humbtë!