Qeveria e Kosovës është e vendosur se nuk do të lejojë zhvillimin e zgjedhjeve të Serbisë edhe në Kosovë, siç ka ndodhur vite më parë.
Ministrja e Jashtme e Kosovë, Donika Gërvalla, ka thënë sot se i është bërë e qartë edhe ndërkombëtarëve se zgjedhjet e prillit të Serbisë, nuk do të mbahen edhe në Kosovë ashtu siç ka ndodhur më parë.
“Zgjedhjet e prillit me automatizmin me të cilin janë mbajtur herët e kaluara, nuk do të mbahen, ne nuk dim cka do të na sjell e ardhmja, ne nuk dimë se cilat do të jenë kërkesat, por automatizmi se janë mbajtur herën e kaluar dhe duhet të mbahen edhe tani, nuk do të ketë, këtë ja kemi bërë të çartë edhe ndërkombëtarëve”, ka thënë Gërvalla në ATV.
Ajo si shembull ka përmendur referendumin serb të janarit, i cili nuk u lejua të mbahej edhe në Kosovë.
“Ju keni parë që ka pasur një tentativë për mbrajtjen e referendumit në janar dhe Kosova si shtet sovran që është, nuk e ka lejuar organizimin e këtij referendumi sepse kemi parë që është një tentativ e Beogradit që ta ceneojë sovranitetin e vendit tonë, duke përpiqur të krijoj përshtypjen se Kosova është një lloj aneksi i Serbisë, ne nuk jemi aneks, ne jemi shtet i pavarur e sovran”, tha kryediplomatja kosovare.