Kosova vazhdon të preket nga rritja e çmimeve në secilin sektor.
Nga kjo javë pritet shtrenjtimi i biletave të autobusit.
Në fakt kjo ka nisur nga relacioni Prishtinë-Gjakovë dhe anasjelltas.
Bileta për udhëtimin me autobus në këtë relacion është rritur në 5 euro.
Njoftimi është dhënë nga kompania turistike Sharr Travel.
“Linja Prishtinë Gjakovë Prishtinë-
Të nderuar klient bazuar në çmimet e larta të furnizimit me derivate të naftës e që për transport të udhëtarve me autobusë është lëndë e parë furnizuese, nga sot çmimi i biletës Prishtinë Gjakovë është 5 €.
Sharr Travel ju dëshiron rrugë të mbarë” thuhet në njoftimin e kompanisë./