Sonte (e premte) janë shpallur emrat e katër finalistëve të Big Brother VIP.
Finalistja e fundit e shtëpisë së famshme është Einxhel Shkira, ndërsa janë eliminuar Arjola Demiri dhe Monika Lubonja.
Tashmë zyrtarisht finalistë janë aktori Donald Veshaj, balerini Ilir Shaqiri, modelja Beniada Nishani dhe moderatorja Einxhel Shkira.
Katër banorët e mbetur janë në garë për çmimin kryesor prej 115 mijë eurosh, fitues do të shpallet në finalen e madhe që mbahet më 18 shkurt.
Kujtojmë që formati i Big Brother VIP u rikthye pas katër vitesh dhe për herë të parë pjesë e tij u bën personazhe të njohura.