Më përkeqësimin e motit e reshjeve të borës edhe gjendja në rrugët e Kosovës rëndohet.
E pastrimi i rrugëve nacionale dhe rajonale Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës do t’i kushtojë 12 milionë euro.
Nga kjo ministri për Gazetën Infokus kanë thënë se mirëmbajtja e rrugëve është e përfshirë në një pako një vjeçare e cila quhet “Mirëmbajtja Verore dhe Dimërore” e rrugëve.
Gjithashtu, nga MMPHI kanë njoftuar se për pastrimin rrugëve janë të kontraktuara 17 kompani.
“Numri i kompanive te angazhuara nga MMPHI për mirëmbajtjen dimërore të autorrugëve, rrugëve nacionale dhe atyre rajonale deri me tani është gjithsej 17 kompani”, thuhet në përgjigjen e këtij dikasteri për Infokusin.
Edhe pse pasditen e së hënës Kosova u mbulua nga bora, gjendja në rrugët e vendit është mirë.
Kështu të paktën kanë deklaruar nga Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës duke thënë se autoudhët, rrugët nacionale dhe regjionale janë të qarkullueshme pa pengesa.