Skitari Albin Tahiri do ta bartë i vetëm flamurin e Kosovës në ceremoninë hapëse të Lojërave Olimpike Dimërore “Pekini 2022” dhe do t’i prijë ekipit olimpik të Kosovës që përbahet nga pesë persona gjithsej.
Ekipi olimpik i Kosovës që do të parakalojë në ceremoninë hapëse të Lojërave Olimpike Dimërore Pekini 2022, përbëhet nga pesë persona.
Albin Tahiri është flamurmbajtës, Bujar Turjaka, shef i misionit, Jeton Beqiri, zyrtar ndërlidhës për Covid-19, Musa Selimi, anëtar i Bordit Ekzekutiv të KOK-ut dhe Kushtrim Krasniqi, përgjegjës për media.
Ceremonia ka nisur tashmë nga ora 13:00 me kohën tonë lokale dhe transmetohet nga televizioni publik.
Skitarja tjetër, Kiana Kryeziu, që ishte paraparë të mbante flamurin bashkë me skitarin Tahiri, nuk do të lejohet të marrë pjesë në ceremoni, sikurse trajneri Agim Pupovci.
Sipas faqes zyrtare të KOK-ut, Pupovci ka rezultuar pozitiv në njërin nga testet e përditshme për Covid-19 dhe përkundër se është asimptomatik dhe gjendja e tij shëndetësore është shumë e mirë, ai është duke ndjekur rregullat e karantinimit, edhe pse testet e fundit janë negative.
Ndryshe, ekipi i Kosovës i 54-ti nga 91 ekipe olimpike që marrin pjesë në “Pekini 2022”.