Ish-Deputeti, ish-zv/kryeministri dhe biznesmeni i njohur kosovar, presidenti i ‘Elkos Group-Etc’ Ramiz Kelmendi ka bërë të ditur se është prekur nga virusi Covid 19.
Kelmendi në një postim në facebook, ka thënë se për shkak të ndjeshmërisë së trajtimit, meqë është person me transplant organi.
Biznesmeni i njohur Ramiz Kelmendi, ka apeluar me këtë rast tek qytetarët që ti ndjekin rekomandimet e IKSHPK-së për masat antiCovid dhe të vaksinohen sa më parë. Vet Kelmendi është i vaksinuar me të dy dozat e vaksinës anti Covid 19.
Njoftimi i plotë:
“Të dashur miq, koleg, afarist e qytetarë,
Covidi tek personat me transplant zgjatë më tepër se tek personat e tjerë dhe kërkon kujdes të veçuar.
Andaj, për shkak të transplantit dhe kujdesit ndaj organit vital të transplantuar kohë më parë, tani më është sygjeruar të shtrihem në një institucion shëndetësorë profesional jashtë Kosovës, për të tejkaluar edhe këtë sfidë.
Aktualisht jam mirë, me një temperaturë të lehtë dhe ju falenddroj të gjithë juve që më mbështetët për ti kaluar sfidat shëndetësore të gjertanishme.
I falënderojë familjarët, kolegët dhe bashkëpunëtorët për kujdesin e treguar gjatë këtyre dy viteve që mos të infektohem, por tani po duket se kjo valë e Covid 19, ishte më e rrebtë dhe nuk munda ti shpëtoi infeksionit.
Familjes u jam mirënjohës, që edhe pse të gjithë ishin të infektuar shumë kohë më parë, ndaj meje treguan kujdes të shtuar. Andaj, kujdesi dhe vaksinimi, janë vendimtare për të tejkaluar këtë Pandemi.”-ka shkruar Ramiz Kelmendi