Klinë: Merr veturën me qera, e shet si të ishte e tij

Një ngjarje e pazakontë  ka ndodhur në Klinë për të cilën policia ka hapur rast të “shpërdorimit të pasurisë së huaj”.

Një person ka përfunduar nën pranga, pasi që ditë më parë ka marrë me qira veturën nga viktima, dhe të njëjtën e ka shitur më vonë.

Pas intervenimit të policisë, vetura i është kthyer viktimës.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.