Në fshatin Qupevë të Klinës, sot u bë zbulimi i dy pllakave të UÇK-së, të familjes Gashi.
Familja Gashi dha shumë për lirinë e pavarësinë e shtetit të Kosovës, ku njihet si një nga celulat e para të UÇK-së.
Nga kjo familje rrjedhin edhe trimat më të mëdhenj të kësaj ane, siç ishin edhe Fadil e Abaz Gashi (Qupeva).
Madje, Abazi la edhe Zvicrën, për t’u bashkuar me UÇK-së, ku edhe ishte furnizues i armatimit nga Shqipëria.
Në këtë organizim morën pjesë edhe familjarë, miq e bashkëluftëtarë në krye me organizatat e dala nga lufta.
OVL UÇK, dega në Klinë, gjithashtu në këtë ngjarje, ka ndarë mirënjohje, për Abaz Gashin dhe Sadik Gashin, për kontributin që kanë dhënë gjatë luftës së fundit.