Milan dhe Juventus do të përballen sot në kuadër të xhiros së 23’të të Serie A.
Të dy skuadrat kanë synimin e njëjtë që të arkëtojnë 3 pikë nga kjo ndeshje.
Milan është në pozitën e dytë në tabelë 5 pikë pas rivalëve lokal, Inter të cilët kryesojnë tabelën e Serie A, kurse Juventus pozicionohet në vendin e 5’të të tabelës me 41 pikë, dy më pak se Atalanta që zë vendin e 4’të dhe të fundit që të dërgon në Ligën e Kampionëve.
Para fillimit të takimit janë zbuluar formacionet e mundshme.
Ja 11’shet që pritet të startojnë sot:
AC Milan: Maignan; Florenzi, Kalulu, Romagnoli, Hernandez; Tonali, Bakayoko; Saelemaekers, Diaz, Leao; Ibrahimovic.
Juventus: Szczesny; Cuadrado, De Ligt, Chiellini, De Sciglio; Locatelli, Rabiot; McKennie, Dybala, Bernardeschi; Morata.