Vendi ynë ndodhet nën ndikimin e fushave të fuqishme anticiklonike, shkruan Gazeta Sinjali.
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se kjo situatë barike do të kushtëzojë mot relativisht të qetë gjatë dy ditëve të ardhshme.
Mëngjesi do të jetë i ftohët, me ngrica dhe me mjegull.
“Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet -8 deri -4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 2-3 gradë Celsius”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.
Meteorologët parashikojnë se do të fryjë erë kryesisht nga drejtimi i verilindjes.