Një autobus nga Kosova mbrëmë u aksidentua në afërsi të Krushevacit në Serbi.
Sipas mediave serbe, u tha se 11 persona mbetën të lënduar, si pasojë e rrotullimit të autobusit.
Në një fotografi të siguruar nga Klina.info shihet autobusi i kompanisë turistike kosovare që u aksidentua dhe udhëtarët që ishin në të pas arritjes në Slloveni.
Ndryshe, të lënduarit u transportuan mbrëmë në spitalin e Krushevcit.
Mësohet se shkaktari i aksidentit ka qenë kushtet e vështira të rrugës.