Pasditen e së martës një pompë derivatesh në Prishtinë ka qenë cak i një grabitjeje me armë zjarri.
Rastin në polici e kishte paraqitur viktima, i cili ka njoftuar se gjatë orarit të punës, një person e ka kanosur me armë dhe ka grabitur një sasi konsiderueshme të parave të gatshme.
Policia ka bërë të ditur se i dyshuari për këtë grabitje është në arrati.
“Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke hetuar rastin, është informuar dhe konsultuar edhe prokurori”, thuhet në raportin e policisë