Dy figurat kyçe shumëvjeçare të Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliti dhe Hajredin Kuçi kanë marr flakareshë, si asnjëherë më parë nga elektorati në komunën e Pejës, prej nga vijnë.
Numri dy në listën e kandidatëve për deputetë të PDK-së, Hajredin Kuçi dhe numri 11, Xhavit Haliti, nuk janë votuar as në “mëhallen” e tyre duke u ndëshkuar keq nga elektorati.
Madje, ata as nuk kanë arritur të kenë fare ndikim në rritjen e elektoratit të PDK-së në këtë komunë, shkruan Gazeta Sinjali.
Përkundrazi, sipas rezultatit të zgjedhjeve të 6 tetotirt, PDK ka pësuar fiasko duke rënë në partinë e katërt me një përqindje shumë të ulët të votave.
Tashmë kur ka përfunduar numërimi i 100 përqind të votave në komunën e Pejës, sipas rezultatit del se Partia Demokratike e Kosovës mezi ka arritur t`i marr 4. 416 vota ose 10.07.
Më shumë se dyfishin e saj e ka marr Lëvizja Vetëvendosje, 9.465 vota ose 21,57%.
Subjekti politik i dytë, më i votuari ka dalë koalicioni AAK-PSD me 11.733 vota ose 26,74% ndërsa partia fituese për komunën e Pejës është rikonfirmuar Lidhja Demokratike e Kosovës me kryetarin e saj Gazmend Muhaxheri.
LDK në Pejë ka fituar 14.180 vota ose 32.32 përqind nga elektorati që ka marr pjesë në zgjedhje.
shkruan botasot