Një ngjarje tragjike ka tronditur dje Skenderajn dhe gjithë Kosovën pasi burri e kishte qëlluar për vdekje gruan e tij. Vëllai i dorasit tregon se 51 vjeçari kishte kriza nervore dhe nuk kishte pranuar të shkonte tek psikologu.
Kishte vetëm pak ditë që familja e 48-vjeçares tashmë të ndjerë dhe burrit të saj 51-vjeçar nga Lllausha e Skënderajt ishin takuar.
E arsyeja e këtij takimi ishte që çifti të pajtoheshin.
Por kjo përpjekje rezultoi e kotë.
Pikërisht në shtëpinë ku dy familjet u takuan për t’u pajtuar ndodhi krimi i rëndë.
Dyshohet se viktima u privua nga jeta me armë zjarri nga burri i saj 51-vjeçar.
Anipse 2-3 javë më parë gruaja e kishte denoncuar rastin në Polici, i dyshuari ishte intervistuar vetëm 5 orë e më pas është lënë i lirë.
Vëllai i dorasit ka thënë se institucionet e sigurisë do duhej ta mbanin në burg të paktën 2-3 muaj.
Kjo pasi sipas tij, ai për shkak të kushteve jo të mira ekonomike po kalonte kriza nervore.
Ai ka bërë të ditur se kunata e kishte duruar shumë shkaku i fëmijëve derisa e quante njeri të bekuar.
Në anën tjetër familja e së ndjerës tashmë ka hapur të pame për krye shëndosh në Burojë.
Ai ka treguar edhe gjendjen në të cilën janë 3 fëmijët.
E pasi 48-vjeçarja u qëllua me armë zjarri nga bashkëshorti i saj ajo u dërgua në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Skënderaj.
Sipas Prokurorisë Themelore në Mitrovicë dorasi ka shtënë gjashtë herë në drejtim të viktimës, të cilën e ka goditur në trup dhe si pasojë e plagëve të marra viktima ka ndërruar jetë.
Banorët e këtij fshati kanë treguar se pas 22 viteve ndodhë një rast i tillë në Llaushë.