MSh shpall konkurs për 42 mjekë, rroga 610 euro – 3 vende në Klinë

Ministria e Shëndetësisë ka shpallur konkurs për angazhimin e përkohshëm të profesionistëve shëndetësor dhe stafit mbështetës gjatë pandemisë COVID-19.

Konkursi është i hapur për 42 mjekë të përgjithshëm për 18 komuna të Kosovës.

1. Deçan…………. 2 vende
2. Gjakovë………. 2 vende
3. Gllogoc……….. 2 vende
4. Dragash………. 2 vende
5. Istog…………….2 vende
6. Kaçanik………. 2 vende
7. Klinë…………… 3 vende
8. Mitrovicë…….. 2 vende
9. Novobërdë…… 1 vend
10.Rahovec………. 3 vende
11.Podujevë……… 3 vende
12.Prishtinë……… 6 vende
13.Skenderaj…….. 2 vende
14.Shtërpcë………. 1 vend
15 Suharekë………3 vende
16 Junik……………2 vende
17.Mamushë…….. 2 vende
18.Hani i Elezit… 2 vende

Në dokumentin e konkursit bëhet e ditur se paga fikse është 610 euro në muaj, dhe se afati i kontratës është me kohë të caktuar për 6 muaj.

Data e hapjes dhe mbylljes së konkursit është 06.01.2022 deri 11.01.2022.