Ankuesi nga Deçani ka raportuar në Policinë e Kosovës se në rrethana të panjohura para dyerve të shtëpisë i janë djegur dy vetura.
Ankuesi ka thënë se njërën nga veturat e kishte me qira.
Sipas policisë ngjarja ka ndodhur në mëngjesin e ditës së djeshme, rreth orës 09:00.