Drejtor i përgjithshëm i Eurocontrol, agjencisë evropiane për sigurinë e fluturimeve, Eamonn Brennan, thotë në Shqipëria gjatë 2021, u anuluan vetëm 8 për qind e fluturimeve si pasojë e pandemisë.
Përmes një postimi në “Twitter”, Brennan e shoqëron me raportin vjetor të Eurocontrol, në të cilin rezulton se Shqipëria në 2021, krahasuar me vitin 2019 pati vetëm 2000 anulime fluturimesh.
Shqipëria krahasuar me Irlandën apo Anglinë pati një dëm shumë herë më të vogël në industrinë e fluturimeve, raporton Tch.
Raporti vjetor i Eurocontrol rendit në vend të parë me 1,3 milion fluturime të anuluara Britaninë e Madhe, pasuar nga Gjermania me 1 milion. Si pasojë e pandemisë kompanitë ajrore në Evropë gjatë 2021 shënuan një humbje prej 18.5 miliardë euro.
Eurocontrol parashikon se gjatë vitit 2022 pritet një rikuperim deri në 90% krahasuar me kohën përpara nisjes së pandemisë.