Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje Vasfije Krasniqi, është rrezikuar nga një plumb “qorr” në natën e ndërrimit të motmoteve.
Ajo deklaroi se plumbi qorr kishte depërtuar përmes dritareve.
E në lidhje me këtë ngjarje ka folur eksperti i çështjeve të sigurisë, Fadil Kajtazi i cili ka ngritur dyshimin se kjo mund të ketë qenë gjuajtje e qëllimshme.
Këto komente ai i bëri përmes një postimi në llogarinë e tij në rrjetin social, Facebook.
“Predha në dritaren e deputetes Vasfije Krasniqi nuk duket të jetë predhe e pa kontrolluar, apo siç i thuhet në popull “plumb qorr”.Pa ditur shumë detale, (kalibrin, demet pasi ka depërtuar dritaren…) por nga pamjet në media, ajo më tepër le përshtypjen e një predhe të hedhur nga arma nën këndin 30°”.
“Gjasat që një predhë në rënie e hedhur nga këndi mbi 30° shkallë të shpoi një platformë nga xhami në pozicion vertikal janë të vogla, pasi mbi këtë kënd predhat në rënie e zvogëlojnë dukshëm shpejtësinë dhe e humbin fuqinë goditëse. Nëse platforma e rënies është në pozicion horizontal atëherë ndryshojnë edhe parametrat e dëmit; xhami do të ishte shpuar ose , psh. rënia në kokë të njeriut është fatale”, u shpreh ai.
Tutje, ai u shpreh se është mirë që strukturat kompetente ta hetojnë në detaje këtë rast.
“Në rastin konkret, nëse predha në dritaren do të ishte predhë në rënie, e pa kontrolluar, ose do të bënte rikoshet, ose do a thyente xhamin, por jo ta shponte. Gjasat janë që kjo predhë të jetë hedhur nën këndin 30°. Është mirë që strukturat kompetente ta hetojnë më ne detale këtë rast.Në tabelë janë parametrat balistike për predhën e fishekut 9×19 marrë nga libri i im “Pistoletat dhe revolverët” f.152”, ka shkruar Kajtazi.