Policia e Kosovës mbrëmë ka sekuestruar një pushkë gjuetie me 19 fishek dhe dy karikatorë në Gllogoc.
Sipas policisë, thuhet se i dyshuari kishte shtënë në ajër, i kishte bërë video dhe i ka publikuar në Facebook.
Pas intervistimit, i dyshuari është liruar.
“Raportohet se nga i dyshuari mashkull kosovar njësiti policor ka sekuestruar një pushkë gjuetie me 19 fishek, dy karikatorë dhe një dylbi i asaj arme me të cilën kishte shtënë në ajër gjatë festës së vitit të ri, kishte bërë video dhe i kishte postuar në facebook. Në konsultim me prokurorin i dyshuari është liruar në procedur të rregullt”, thuhet në rasportin e policisë.