Në mëngjes Policia e Kosovës ka arrestuar një 21-vjeçar në Lipjan.
I arrestuari është i dënuar me 8 muaj burgim për veprën penale “mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.
21-vjeçari ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj.
Personi me inicialet A.Xh. është ndaluar në orët e hershme të mëngjesit nga një patrullë e stacionit policor të Lipjanit.
A.XH. sipas Policisë më pas është shoqëruar në stacionin policor në Ferizaj dhe pas kompletimit të dokumentacionit dërgohet në vuajtje të dënimit.