Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të një vjedhje të rëndë që ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në Suharekë.
Sipas policisë, një person ka hyrë me forcë në lokale të ndryshme, ka vjedhur 4 telefona, para të gatshme kartëmonedha dhe monedha metalike.
I njëjti është kapur dhe është dërguar në mbajtje.
“Është arrestuar i dyshuar mashkull kosovar, pasi që dyshohet se i njëjti duke hyrë me forcë në lokale të ndryshme, ka vjedhur disa telefona (4) të ndryshëm, para të gatshme kartëmonedha dhe monedha metalike. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”.