Rastet e dhunës në familje janë shpeshtuar, mirëpo është rritur edhe numri i raportimeve në polici dhe media. Një rast i dhunës ka ndodhur edhe mbrëmë në Ferizaj, rreth orës 21:30.
Policia në Ferizaj, ka raportuar se është arrestuar një 22-vjeçar me inicialet M.K, i cili dyshohet se e ka sulmuar fizikisht nënën dhe vëllain e tij.
Sipas Policisë, viktimat kanë marrë lëndime trupore, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Policia ka njoftuar se i njëjti ka qenë në kërkim më herët për veprën penale “Kanosje” me dënim burgimi prej nëntëdhjetë ditëve (90).