Milan-Napoli është një nga duelet më të rëndësishme në arenën europiane sonte. Ky duel nis në orën 20:45 dhe të dyja skuadrat kanë mungesa.
Rebic, Leao, Kjaer dhe Calabria janë mungesa të sigurta te Milani, ndërsa Theo Hernandez mbetet në dyshim.
Osimhen, Koulibaly, Fabian Ruiz, Insigne dhe Mario Rui mungojnë në krahun tjetër, por në fushë nuk do të mungojë spektakli.
Trajnerët Stefano Pioli dhe Luciano Spalleti kanë menduar edhe për rreshtimet e skuadrave të tyre dhe më poshtë ju sjellim formacionet e mundshme:
Milan (4-2-3-1): Maignan; Florenzi, Tomori, Romagnoli, Toure; Kessie, Tonali; Messias, Diaz, Saelemaekers (Krunic); Ibrahimovic.
Napoli (4-2-3-1): Ospina; Malcuit, Rrahmani, Juan Jesus, Di Lorenzo; Anguissa, Demme; Politano, Zielinski, Lozano; Mertens.