315 raste aktive me COVID-19

Në Kosovë janë 315 raste aktive me virusin korona.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, në 24 orëshin e fundit, 12 persona kanë rezultuar pozitiv me këtë virus, ndërsa një tjetër ka humbur jetën.

“Në 24 orët e fundit janë dhënë 1.978 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.653.823 doza të vaksinës” thuhet gjithashtu në njoftimin e MSh-së.